• e premte, 05 korrik 2024

Shtetasi serb, i cili ka marrë pjesë në aksidentin në VK Tabanovc do të paraqitet një herë në muaj në Gjykatën në Kumanovë

Shtetasi serb, i cili ka marrë pjesë në aksidentin në VK Tabanovc do të paraqitet një herë në muaj në Gjykatën në Kumanovë

Kumanovë, 1 shkurt 2023 (MIA) - Shtetasi serb, i cili ka marrë pjesë në aksidentin në vendkalimin kufitar Tabanovc do të paraqitet një herë në muaj në Gjykatën Themelore Kumanovë, njoftoi për MIA-n, Gjykata Themelore Kumanovë. Nuk i janë kthyer pasaporta dhe letërnjoftimi.

"Gjykatësi në procedurë paraprake pranë Gjykatës Themelore, duke vepruar rreth propozimit të avokatit të të dyshuarit Gj. N. nga Republika e Serbisë, në zëvendësim të masës së sigurimit të pranisë - masë kujdesi në ditën 26 janar, këtë vit mori vendim me të cilën pjesërisht e ka bërë valide kërkesën e avokatit të të dyshuarit, i ka hequr masat e kujdesit përkohësisht, marrjen  e letërnjofimit për kalim në kufirin shtetëror, si dhe dokumentin e udhëtimit", njoftoi Gjykata.

Në informacionin e gjykatës theksojnë se masa e kujdesit e përcaktuar që i dyshuari të paraqitet çdo të martë dhe të premte në Gjykatën Themelore Kumanovë e ka zëvendësuar me atë që, ai duhet të paraqitet me datën 15-in të çdo muaji. Nëse i 15-ti është ditë jopune duhet të paraqitet ditën e ardhshme. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR