• e enjte, 11 korrik 2024

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të mos përfshihet në protestat amerikane lidhur me Gazën

Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin që të mos përfshihet në protestat amerikane lidhur me Gazën

Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Iranin se po përpiqet që të shfrytëzojë protestat në SHBA që kanë të bëjnë me konfliktin në Rripin e Gazës.

Pasi që një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Irani po përpiqet të shkaktojë përçarje në shoqërinë amerikane, Shtëpia e Bardhë kumtoi se sjellja e Teheranit është e papranueshme, transmeton BTA.

Sipas drejtorit të inteligjencës amerikane Avril Hejns, individë të lidhur me qeverinë iraniane janë paraqitur si aktivistë në internet, inkurajuan protestat në lidhje me konfliktin e Gazës dhe ofruan mbështetje financiare për protestuesit.

"Amerikanët e të gjitha bindjeve politike po shprehin qëndrimet e tyre për konfliktin në lidhje me Gazën. Liria për të shprehur në mënyrë paqësore pikëpamje të ndryshme është thelbësore për demokracinë tonë. Ndërkohë, qeveria amerikane ka për obligim të paralajmëroj amerikanët për ndikimet malinje të huaja. Ne do të vazhdojmë të dënojmë përpjekjet për të minuar demokracinë tonë", tha në një birfing zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Deri më tani nuk kemi përgjigje nga Teherani lidhur me këtë çështje. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR