• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni: Rusia e rrit prodhimin e armëve, nuk duhet të lejojmë që NATO-ja të mbetet prapa

Bajdeni: Rusia e rrit prodhimin e armëve, nuk duhet të lejojmë që NATO-ja të mbetet prapa

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA)  - Vendet anëtare të NATO-s duhet t'i rrisin kapacitetet e tyre prodhuese në industrinë e mbrojtjes për të qenë në hap  me prodhimin rus të armëve dhe municioneve, porositi sot presidenti amerikan Xho Bajdeni në fjalimin e tij hyrës në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut në kuadër të Samitit të Aleancës në Uashington.

"Rusia ndjeshëm e rrit   prodhimin e armëve, municioneve dhe automjeteve me ndihmën e Kinës, Koresë së Veriut dhe Iranit,  nuk mund të lejojmë që Aleanca të mbetet prapa", tha Bajdeni. 

 Ai shprehu kënaqësi që anëtaret e NATO-s po punojnë në zgjerimin e  bazës dhe kapaciteteve të tyre industriale dhe se janë të përkushtuar për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, të cilat ai e quajti një "hap kritik për ruajtjen e sigurisë".

 "Do të jemi në gjendje të prodhojmë më shpejt pajisje më kritike të mbrojtjes. Dhe ndoshta do të na duhet", tha Bajdeni, duke shtuar se premtimi i ri për të rritur prodhimin e mbrojtjes është një mesazh për botën se "çdo anëtare e NATO-s është e përkushtuar ta përmbushë pjesën e saj  për ta mbajtur Aleancën të fortë".

 Ai theksoi se NATO-ja do të bëhet "më inovative dhe konkurruese" nëse anëtaret zhvillojnë plane për prodhimin vendas të mbrojtjes, duke theksuar se Administrata e tij ka investuar 30 miliardë dollarë në prodhimin e mbrojtjes në 35 shtete federale amerikane.

Sipas tij, liderët e NATO-s do të kujdesen  që Aleanca të jetë gjithmonë e gatshme "për çdo kërcënime me të cilin do të përballet". 

 Ai vlerësoi edhe se në 75 vitet e fundit, vendet anëtare janë rritur dhe kanë përparuar nën mbrojtjen e NATO-s.

Bajdeni theksoi se vitin e kaluar numri i anëtareve të NATO-s të cilat nuk e  përmbushën detyrimin për të ndarë fonde për nevojat e mbrojtjes në shumën prej të paktën dy për qind të BPV-së së tyre u rrit nga nëntë në 23.

 

QËNDRONI TË LIDHUR