• e hënë, 23 dhjetor 2024

Stoltenberg: SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë i NATO-s, pavarësisht se kush do të bëhet president

Stoltenberg: SHBA-ja do të mbetet një aleat i fortë i NATO-s, pavarësisht se kush do të bëhet  president

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot deklaroi   se pret që SHBA-ja  të mbetet aleat i "fortë dhe i përkushtuar" i Aleancës, pa marrë parasysh rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale në SHBA.

Në Uashington, gjatë fjalimit para gazetarëve, Stoltenbergu shprehu besim se anëtarët e Aleancës do të mbeten të përkushtuar që Ukraina të bëhet anëtare e NATO-s dhe shtoi se është ende herët të thuhet se kur kjo do të ndodhë. 

 Ai deklaroi se aleanca nuk sheh një kërcënim të menjëhershëm ushtarak për asnjë nga vendet aleate, duke theksuar se Rusia është plotësisht e pushtuar me luftën në Ukrainë.

 "Në muajt e fundit kemi parë një skemë të veprimeve armiqësore ruse kundër aleatëve të NATO-s", tha Stoltenbergu, duke shtuar se këto janë "veprime armiqësore që variojnë nga dezinformimi në sabotim".

Liderët e NATO-s u mblodhën për një samit në Uashington, ku dje, sot dhe nesër Aleanca feston 75 vjetorin e themelimit të saj.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR