• e premte, 12 korrik 2024

NATO-ja do të paralajmërojë Kinën për mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

NATO-ja do të paralajmërojë Kinën për mbështetjen e luftës së Rusisë kundër Ukrainës

 Uashington, 10 korrik 2024 (MIA) - Liderët e NATO-s të mbledhur në Uashington pritet ta paralajmërojnë Kinën për mbështetjen e saj në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, thuhet në tekstin e përgatitur në të cilin DPA ka pasur pasqyrë.

Kina "është bërë një mundësues vendimtar i luftës së Rusisë kundër Ukrainës përmes të ashtuquajturit partneritet të saj "pa kufizime" dhe mbështetjes së saj të madhe për bazën industriale të mbrojtjes ruse", thuhet në tekst. 

"Kjo e rrit kërcënimin që Rusia paraqet për fqinjët e saj dhe për sigurinë euroatlantike", shtohet në dokument. 

 Në dokument i bëhet thirrje  Kinës të ndalojë "të gjithë mbështetjen materiale dhe politike të përpjekjeve ushtarake ruse". Kina "nuk mund ta mundësojë luftën më të madhe të Evropës në historinë e re pa ndikuar negativisht në interesat dhe reputacionin e saj".

Në tekst, gjithashtu, akuzohet Kina për "aktivitete keqdashëse kibernetike dhe hibride" që minojnë sigurinë euro-atlantike dhe e thekson zgjerimin e arsenalit të armëve bërthamore të vendit. Kina thirret të "përfshihet në diskutime strategjike për uljen e rrezikut", njofton DPA.

Foto: DPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR