• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtëpia e Bardhë: "Jemi të thyer nga dhembja" për shkak të vrasjeve të disa punonjësve humanitarë amarikanë në Gazë

Shtëpia e Bardhë:

Uashington, 2 prill 2024 (MIA) - Shtëpia e Bardhë mbrëmë kumtoi se është "e thyer nga dhembja" për shkak të vrasjes në Rripin e Gazës të disa anëtarëve të organizatës humanitare amerikane World Central Kitchen (WCK), të cilët, sipas humanitarëve, janë vrarë në sulmin izraelit.

"Ne jemi të thyer nga dhembja dhe thellësisht të shqetësuar nga sulmi, i cili ka vrarë punonjës humanitarë të @WCKitchen në Gazë", shkroi zëdhënësja e Këshillit për siguri kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Adrien Uotson, në rrjetin social Iks.

"Punonjësit humanitarë duhet mbrohen, pasi dërgojnë ndihma që janë tmerrshëm të nevojshme, ndërsa ne i bëjmë thirrje Izraelit shpejtë të hetojë çka ka ndodhur", kërkoi Shtëpia e Bardhë.

"World Central Kitchen" (WCK) sot kumtoi se e ndal punën në Gazë pas sulmit, në të cilin janë vrarë shtatë punonjës të saj.

"Kuzhina qendrore botërore menjëherë ka suspenduar operacionet e veta në rajon. Së shpejti do të marrim vendime për punën tonë të ardhshme", deklaroi drejtoresha ekzekutive, Erin Gor për "Tajms of Izrael".

WCK më paraprakisht kumtoi se shtatë punonjës të saj janë vrarë në sulmin ndaj automobilit të tyre në qendër të Gazës mbrëmë vonë, pasi ndihmuan që të dërgoet ushqim dhe furnizime ë tjera në Gazën Veriore, të cilat kanë arritur disa orë më parë. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR