• e mërkurë, 26 qershor 2024

Sholc: Paqja në Ukrainë është e mundshme në çdo moment, vetëm nëse Putini i tërheq ushtarët

Sholc: Paqja në Ukrainë është e mundshme në çdo moment, vetëm nëse Putini i tërheq ushtarët

Berlin, 28 mars 2024 (MIA) - Kancelari gjerman Olaf Sholc sot deklaroi se paqja në Ukrainë është e mundur në çdo moment nëse presidenti rus Vlladimir Putin e ndërpret "fushatën e tij barbare" dhe i tërheq ushtarët.

Sholc për "Markishe Algemajne cajtung" tha se gjithmonë ka pasur nisma për ndërmjetësim.

"Për shembull, menjëherë pas shpërthimit të luftës, Rusia dhe Ukraina direkt negociuan me njëra tjetrën. Negociatat pastaj dështuan sepse Rusia i shfrytëzoi vetëm si justifikim që njëkohësisht t'i vendosë trupat e saj  në lindje për një ofensivë të madhe", theksoi kancelari gjerman.

Siç pohoi ai, pikërisht atëherë në pah dolën "masakrat" në Buça dhe Irpin - krime të pabesueshme kundër të drejtave të njeriut të kryera nga forcat e armatosura ruse ndaj popullatës civile, gjë që i privoi bisedimet nga çdo bazë.

Pak më vonë është diskutuar për marrëveshjen e grurit, me sukses. Për fat të keq, Putini përsëri e anuloi në një moment", shtoi Sholc.

Ai deklaroi se ka pasur biseda edhe për sigurinë e centralit bërthamor Zaporozhje dhe për këmbimin e të burgosurve. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR