• e premte, 22 nëntor 2024

MPJ greke: Vendimi i gjykatës shqiptare për Belerin e konfirmon shqetësimin për nivelin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e pakicave

MPJ greke: Vendimi i gjykatës shqiptare për Belerin e konfirmon shqetësimin për nivelin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e pakicave

Athinë, 25 qershor 2024 (MIA) - Vendimi i sotëm i gjykatës së Apelit në Tiranë vjen për ta mbështetur shqetësimin për nivelin e sundimit të së drejtës dhe mbrojtjen e pakicave në Shqipëri, kumtuan nga Ministria greke e Punëve të Jashtme pas aktvendimit të konfirmuar për prefektin e Himarës dhe eurodeputetin nga Demokracia e Re, Fredi Beleri, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Gjykata speciale shqiptare, siç lajmëroi tashmë MIA, e konfirmoi dënimin me burg prej dy viteve për prefektin nga pakica greke në vend.

Nga Minsitria e Punëve të Jashtme e Greqisë në kumtesë theksojnë se Beleri nuk është vetëm prefekt i zgjehdur i Himarës, por është edhe deputet i zgjedhur në Parlamentin evropian.

"Prandaj, obligim i autoriteteve shqiptare është t'i ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme që t'i jepet mudnësia të marër pjesë në punën e Parlamentit evropian, duke filluar nga mbledhja plenare në korrik", kumtuan nga MPJ greke. ab/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR