Pistorius synon të sigurojë kontratë furnizimi me municione me vlerë rreth 15 miliardë euro
- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dëshiron të lidhë një kontratë për blerjen e 2.35 milionë copë municionesh artilerie me vlerë deri në 15 miliardë euro, raportojnë mediat gjermane, duke cituar një burim.
Berlin, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius dëshiron të lidhë një kontratë për blerjen e 2.35 milionë copë municionesh artilerie me vlerë deri në 15 miliardë euro, raportojnë mediat gjermane, duke cituar një burim.
Ministria e Financave i ka dërguar planet e saj në komisionin e buxhetit të parlamentit për miratim, tha burimi, duke shtuar se propozimet do të kishin një porosi fillestare prej 1.3 miliardë euro për 200,000 fishekë të prodhuar në vend.
Nën kushtin e miratimit, Gjermania mund të negociojë një marrëveshje kornizë me Diehl Defense dhe Nammo Raufos, raportoi Shpigel, ku u raportuan fillimisht planet. qa
Foto: EPA