• e shtunë, 29 qershor 2024

Sholc: Nuk duhet të teprohet me pritjet për konferencën paqeruajtëse për Ukrainën në Zvicër

Sholc: Nuk duhet të teprohet me pritjet për konferencën paqeruajtëse për Ukrainën në Zvicër

Berlin, 14 maj 2024 (MIA) - Kancelari gjerman, Olaf Sholc në një intervistë për magazinën "Shtern" deklaroi se "askush nuk duhet të teprojë me pritjet" për konferencën paqeruajtëse për Ukrainën, e cila në qershor duhet të mbahet në Zvicër, njoftoi DPA.

"Nuk do të negociojmë atje që t'i japim fund luftës. Në rastin më të mirë, ky është fillim i procesit, që mund të sjellë deri në bisedime direkte mes Ukrainës dhe Rusisë. Në Zvicër ata do të jenë për sigurinë e centraleve bërthamore, eksportin e grurit, çështjet për shkëmbim të pengjeve luftarake", tha Sholc.

Sholc gjithashtu ka shprehur zhgënjim nga përkushtimi i vendeve evropiane në luftën në Ukrainë. Ai theksoi se kjo "e thënë sinqerisht ende nuk mjafton".

"Ukrainës i nevojiten urgjent sosteme për mbrojtje kundërajrore. Putin dukshëm dëshiron ta shkatërrojë infrastrukturën e Ukrainës", theksoi kancelari gjerman. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR