• e premte, 18 tetor 2024

Shmihal: Rusët shkatërruan 90 për qind të kapaciteteve të energjisë termike të Ukrainës

Shmihal: Rusët shkatërruan 90 për qind të kapaciteteve të energjisë termike të Ukrainës

Kiev, 16 tetor 2024 (MIA) - Pothuajse të gjitha kapacitetet e Ukrainës për prodhimin e energjisë termike janë shkatërruar nga sulmet e Rusisë me armë me rreze të gjatë veprimi, deklaroi kryeministri Denis Shmihal, duke shtuar se vendi tani duhet të mbështetet në zëvendësues.

Shmihal tha se Kievi po bën gjithçka për ta rritur qëndrueshmërinë e energjisë, veçanërisht në rajonet e vijës së frontit dhe zonat në kufi me Rusinë. Ai shtoi se “qytetet që varen nga termoelektranët e mëdha janë veçanërisht të cenueshme”, duke pasur parasysh se Rusia "me qëllim po i sulmon" këto lloj objekte, "duke shkatërruar ose dëmtuar gati 90 për qind të prodhimit total të energjisë termike" në vend, raporton Rasha tudej. 

Kryeministri ukrainas shtoi se prioritet i Kievit është t'u sigurojë këtyre rajoneve burime alternative të ngrohjes dhe energjisë elektrike, duke theksuar se Harkovi, qyteti i dytë më i madh i vendit mori dhjetëra njësi pajisje energjie, përfshirë gjeneratorë të fuqishëm të energjisë elektrike.

Ukraina këtë verë përjetoi një mungesë serioze të energjisë elektrike pavarësisht importeve nga vendet fqinje. Qeveria vazhdimisht i kërkon popullatës që të kursejë energjinë elektrike, ndërsa kompania shtetërore e energjisë ukrainase Ukrenergo ka vendosur kufizime në furnizimin me energji elektrike për konsumatorët industrial.

Në shtator, misioni vëzhgues i KB-së për të drejtat e njeriut pretendon se sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës mund të kenë "pasoja katastrofike" për vendin. 

Aleksandar Litvinenko, sekretar i Këshillit kombëtar për mbrojtje dhe siguri, tha se Kievi pret sulme më masive ruse kur të vijë sezoni i ngrohjes. qa/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR