• e mërkurë, 28 gusht 2024

Shkupi nesër nikoqir i takimit joformal ministror të “SHBA- Karta e Adriatikut”

Shkupi nesër nikoqir i takimit joformal ministror të “SHBA- Karta e Adriatikut”

Shkup, 27 mars 2023 (MIA)- Në kuadër të kryesimit të vendit me Iniciativën "SHBA - Karta e Adriatikut” (A5), nesër në Shkup do të mbahet takim joformal i ministrave të Punëve të Jashtme të A5.

Siç bën të ditur MPJ, takimin në cilësinë e kryesuesit do ta udhëheq ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ndërsa do të marrin pjesë edhe shefat e diplomacive dhe përfaqësues të lartë të vendeve anëtare dhe vëzhgues të "SHBA – Karta e Adriatikut".

"Në takim do të diskutohen mundësitë për forcimin e rolit politik të Kartës në kontekstin e situatave aktuale rajonale dhe sfidave të sigurisë. Njëherësh do të bëhet fjalë edhe për agresionin rus ndaj Ukrainës, pasojat e luftës në rajonin tonë si dhe mbështetjen e deritanishme dhe të ardhshme të vendeve të Kartës për Ukrainën", thonë në MPJ.

Pas takimit joformal ministror është paralajmëruar konferencë shtypi e shefit të diplomacisë, Bujar Osmani.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR