• e premte, 05 korrik 2024

Shkupi me një triumf bindës në vizitën në Lituani

Shkupi me një triumf bindës në vizitën në Lituani

Kaunas, 13 korrik 2023 (MIA) - Skuadra e Shkupit shënoi fitore bindëse  me 5:0 sonte  në Kaunas kundër Hegelman.

Shkupi me këtë fitore bëri një hap të madh drejt xhiros së dytë kualifikuese në Ligën e Konferencës.

Heroi në triumfin e Shkupit ishte Renaldo Cefas, i cili shënoi katër gola. Kueven hyri një herë në listën e golashënuesve.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave (20 korrik) në Shkup.

Gjatë ditës, Maqedonia Gj.P humbi me 0:1 nga RFS Riga (Letoni) edhe në xhiron e parë kualifikuese të Konferencës, ndërsa Shkëndija sonte në terrenin vendor do të luajë me Haferfordvest Kontri.  sa/

QËNDRONI TË LIDHUR