Shkatërrohen 36 dronë ukrainas në Rusinë perëndimore
- Në rajonet perëndimore ruse të cila kufizohen me Ukrainën mbrëmë janë shkatërruar 36 dronë ukrainas, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:32, 1 korrik, 2024
![Shkatërrohen 36 dronë ukrainas në Rusinë perëndimore](https://mia.mk/images/20240701083225_big_730x400_8.webp )
Moskë, 1 korrik 2024 (MIA) - Në rajonet perëndimore ruse të cila kufizohen me Ukrainën mbrëmë janë shkatërruar 36 dronë ukrainas, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore shkatërruan 18 dronë mbi rajonin Bërjans, nëntë dronë në rajonin Kursk dhe nëntë dronë mbi rajonin e Belgorodit", bëri të ditur mëngjesin e sotëm Ministria.
Nuk saktësohet nëse ka dëm apo të lënduar.
Guvernatori lokal i rajonit Bërjans, Aleksandar Bogomaz, deklaroi se dronët e rrëzuar nuk shkaktuan asnjë dëm dhe nuk ka viktima.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ka rrëzuar të njëjtin numër dronë në gjashtë rajone perëndimore.
Foto: Arkivi i MIA-s