• e shtunë, 27 korrik 2024

Shira të dendur dhe erëra të fuqishme në Itali, më shumë se 6.000 njerëz të izoluar shkaku i ortekut

Shira të dendur dhe erëra të fuqishme në Itali, më shumë se 6.000 njerëz të izoluar shkaku i ortekut

Romë, 4 mars 2024 (MIA) - Italia sot është përfshirë nga shira të dendur dhe erëra të forta, ndërsa alarmi i portokalltë i motit është në fuqi në dy rajone - Emilia Romanja dhe Piemonte.

Në rajonin veriperëndimor të alpeve të Val d'Aosta, më shumë se 6.000 njerëz që jetojnë në pjesët e sipërme të luginës Gresoni janë izoluar për shkak të një orteku, raporton agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Alarmi i verdhë i motit është në fuqi në 13 rajone italiane - Abruco, Bazilikata, Kalabria, Kampania, Molise, Apulla, Lacio, Lombardia, Sardia, Siçilia, Toskana, Umbria dhe Veneto. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR