• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shi i madh në Australinë lindore, vërshime të rrezikshme në Sidnej, shpëtohen 152 persona

Shi i madh në Australinë lindore, vërshime të rrezikshme në Sidnej, shpëtohen 152 persona

Sidnej, 6 prill 2024 (MIA) - Autoritetet australiane njoftuan se 152 persona janë shpëtuar nga vërshimet në shtetin lindor Uellsi i Ri Jugor pas shirave të rrëmbyeshme të cilat shkaktuan paralajmërime për banorët që të transferohen në vendet më të larta. 

Autoritetet njoftuan se ishin bërë 72 shpëtime në qytetin më të madh australian Sidnej, ku pati vërshime të rrezikshme në disa paralagje të ulëta. 

Në fuqi ishin 15 urdhra për evakuim urgjent në gjithë shtetin, njoftuan shërbimet për raste urgjente, të cilat morën 4.128 thirrje për ndihmë në periudhë 24 orëshe. 

"Niveli i ujit në disa lumenj ende rritet, veçanërisht në pjesën perëndimore të Sidnejit", tha kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Kris Mins në konferencë për media. 

Australinë Juglindore dje e goditën shira të rrëmbyeshëm, të cilët shkaktuan paralajmërime te banorët që të shmangin udhëtime të panevojshme dhe të qëndrojnë në hapësira të mbyllura. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR