• e premte, 05 dhjetor 2025

Kina e kundërshtoi planin e SHBA-së për heqjen e vizave studentore

Kina e kundërshtoi planin e SHBA-së për heqjen e vizave studentore

Pekin, 29 maj 2025 (MIA) - Kina njoftoi se kundërshton fuqishëm planin e SHBA-së për heqjen e vizave për studentët kinezë dhe u bëri thirrje të sillen në mënyrë më konstruktive ndaj marrëdhënieve dypalëshe.

Këtë e kumtoi Ministria kineze e Punëve të Jashtme, duke protestuar zyrtarisht kundër veprimit të paralajmëruar nga sekretari amerikan i Shtetit, Marko Rubio. 

Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve së Jashtme, Mao Ning, gjatë një brifingu të rregullt me mediat, deklaroi se SHBA-ja po e përdor ideologjinë dhe sigurinë kombëtare si "justifikim" për vendimin e saj, që dëmton të drejtat dhe interesat legjitime të studentëve. 

Rubio paraprakisht deklaroi se SHBA-ja do të fillojë të anulojë vizat për studentët kinezë, përfshirë edhe ata që janë të lidhur me Partinë Komuniste të Kinës (PKK) ose që studiojnë në fusha kyçe. 

Rubio gjithashtu tha se Departamenti i Shtetit do të shqyrtojë kriteret për të ashpërsuar kontrollin ndaj të gjithë aplikantëve të ardhshëm për viza nga Kina dhe nga Hong Kongu.

Studentët kinezë janë të dytët për nga numri i studentëve (277.398) që studiojnë në universitetet amerikane gjatë vitit akademik 2023-2024. qa/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR