• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefja e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për vizitë në Prokurorinë publike

Shefja e Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR për vizitë në Prokurorinë publike

Shkup, 1 prill 2024 (MIA) - Prokurori publik i shtetit Lupço Kocevski sot ka zhvilluar takim me shefen e misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it, Xhilian Stirk. Në takim morën pjesë edhe prokurori publik Xhelal Bajrami, kryetari i Komisionit të Prokurorisë publike për monitorimin e parregullsive të mundshme zgjedhore si dhe Elena Kovalova, analiste juridike nga ODIHR, bën të ditur PPRMV-së.

Kocevski i njoftoi përfaqësuesit e Misionit monitorues me kompetencat ligjore dhe me organizimin e Prokurorisë publike për monitorimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Në të njëjtën kohë, u shkëmbyen informacione për veprat penale nga Kapitulli 16 i Kodit penal si dhe krime të tjera që mund të ndikojnë në mënyrë indirekte në rrjedhën e zgjedhjeve dhe për të cilat prokuroria do të veprojë me prioritet.

"Jemi në komunikim intensiv me MPB-në, por edhe me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, Entin Shtetëror të Revizionit dhe Komisionit Antikorrupsion me të cilët koordinohemi aktivisht në monitorimin e procesit zgjedhor konform kompetencave tona ligjore", vlerësoi Kocevski në takimin me shefen e misionit të OSBE/ODIHR. qa/

Foto: PPRMV

QËNDRONI TË LIDHUR