• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shefja e diplomacisë finlandeze Valtonen për vizitë në Kosovë

Shefja e diplomacisë finlandeze Valtonen për vizitë në Kosovë

Prishtinë, 5 shtator 2024 (MIA) - Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen sot në mëngjes ka arritur në aeroportin e Prishtinës, ku është pritur nga kolegia e saj e Kosovës, Donika Gërvalla, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

"Mirë se erdhe në Republikën e Kosovës, ministre Elina Valtonen", thuhet në publikimin e ambasadës së Finlandës në Kosovë.

Gërvalla dhe Valtonen takimin e tyre e kanë filluar pak pas orës 11:00 në MPJ të Kosovës.

Shefja e diplomacisë finlandeze në orën 15:00 do të ketë takim Edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ajo planifikon në kuadër të këtij turneu ballkanik të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë.

Qëllimi i vizitës së Valtonenit, siç është paralajmëruar është forcimi i marrëdhënieve politike dhe tregtare me partnerët finlandezë nga Ballkani Perëndimor.

"Finlanda i mbështet aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në BE", thuhet në kumtesën e MPJ-së finlandeze. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR