• e diel, 01 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Shefi i OBSH-së thotë se ulja e ndihmës nga SHBA-ja detyron ristrukturim dhe shkurtim të vendeve të punës

Shefi i OBSH-së thotë se ulja e ndihmës nga SHBA-ja detyron ristrukturim dhe shkurtim të vendeve të punës

Gjenevë, 23 prill 2025 (MIA) - Vendimi i administratës së Trampit që ta zvogëlojë ndihmës amerikane për zhvillim e ka detyruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që të ristrukturohet.

Shefi i OBSH-së, Tedros Ad'hanom Gebrejesus u ka thënë anëtarëve se organiztata përballet me hendek në pagat për vitin 2026-2027 nga 560 deri 650 milionë dollarë.

"Rënia e papritur e të ardhurave na ka lënë një hendek të madh në pagat dhe nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se ta ulim buxhetin e punës sonë dhe të fuqisë punëtore", thotë ai.

Mes ndryshimeve, pozicionet e larta drejtuese duhet të ulen nga 12 në shtatë, ndërsa numri i dikastereve të zvogëlohet për pothuajse gjysmën nga 76 në 34.

Të gjitha zyrat rajonale do të preken në shkallë të ndryshme, shtoi Tedros.

"Këto janë vendime që i morëm pas shqyrtimit të kujdesshëm, pasi shqyrtuam të gjitha opsionet dhe sepse nuk kemi zgjidhje tjetër", tha ai. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR