• e premte, 05 korrik 2024

Shefi i KB-së paralajmëroi se lufta midis Izraelit dhe Libanit do të ishte "katastrofë"

Shefi i KB-së paralajmëroi se lufta midis Izraelit dhe Libanit do të ishte

Nju-Jork, 17 janar 2024 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh sot ka parlajmëruar se një "konfrontim i plotë" midis Izraelit dhe Libanit do të ishte "katastrofë totale" për shkak të druarjes për një luftë edhe më të gjërë.

Në fjalimin në Forumin ekonomik botëror në Davos, Zvicër, Guteresh ka përsëritur thirrjen e tij për një "armëpushim të mejëhershëm humanitar" në Gazë.

Luftimet kanë shkatërruar Gazën që nga sulmet e papara të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.

Që atëherë, në kufirin libanezo-izraelit pothuaj për çdo ditë ka pasur këmbim-zjarr midis ushtrisë izraelite dhe lëvizjes shite libaneze Hezbollah, aleat i Hamasit.

"Përhapja që tashmë po ndodh, rreziku për një konfrontim të plotë në Liban, do të ishte një katastrofë totale. Ne duhet ta shmangim atë me çdo kusht", tha Guteresh.

Kryengritësit jemenas Huthi, po sulmojnë gjithashtu anijet e lidhura me Izraelin në Detin e Kuq në shenjë solidariteti me palestinezët në Gazë.

Shefi i Kombeve të Bashkuara tha se armëpushimi do të ndihmonte në shmangien e kaosit të mëtejshëm. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR