• e martë, 05 nëntor 2024

Shefat e diplomacive të G7 u mblodhën në ishullin Kapri në Itali

Shefat e diplomacive të G7 u mblodhën në ishullin Kapri në Itali

Romë, 17 prill 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të jashtme të vendeve nga G7 sot u mblodhën në ishullin italian Kapri në bisedime treditëshe.

Përshkallëzimi i vazhdueshëm i tensioneve ndërmjet Izraelit dhe Iranit dhe luftërat në Gaza dhe Ukrainë do të dominojnë në agjendën e takimit të ministrave të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, Kanadasë dhe Japonisë.

Italia e cila aktualisht kryeson me grupin G7, bën përpjekje për armëpushim në Gaza dhe për depërshkallëzim të tensioneve në Lindjen e Mesme, por Izraeli me shumë gjasa duket se do të hakmeret në sulmet e Iranit, edhe krahas thirrjeve të Perëndimit për qëndrueshmëri.

"Përballë tensioneve të mëdha ndërkombëtare, detyra e G7 nën udhëheqësinë italiane është të punojë në arritjen e paqes", tha ministri italian i Punëve të Jashtme, Antonio Tajani.

Vendet e G7 premtuan mbështetjen e Izraelit pas sulmit nga Irani, që besohet të jetë në përgjigje të sulmit ajror izraelit ndaj kompleksit të ambasadës iraniane në Damask më 1 prill, në të cilin humbën jetën dy gjeneralë dhe disa oficerë tjerë iranian.

Mbledhja hyrëse sonte do të fokusohet në Gazën dhe Iranin, ndërsa situata në Detin e Kuq do të shqyrtohet nesër. Para se të fokusohen në Ukrainë, ministrat do t'i shqyrtojnë mënyrat e përforcimit të lidhjeve me Afrikën.

Ministrat e G7 do të diskutojnë për stabilitetin në rajonin indo-paqësor, për lidhjen infrastrukturore, sigurinë kibernetike, inteligjencën artificiale dhe luftën kundër lajmeve të rreme. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR