Administrata amerikane bllokon përkohësisht marrëveshjen për pranimin e fajësisë për 11 shtatorin
- Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden ka bllokuar përkohësisht marrëveshjen për pranimin e fajit për organizatorin e akuzuar të sulmeve të 11 shtatorit 2001, Kalid Sheik Mohamed gjë që do ta kursente atë nga rreziku i dënimit me vdekje për sulmet ndaj Al Kaedës kundër SHBA-së.
- Post By Fami Bajrami
- 08:33, 10 janar, 2025

Uashington, 10 janar 2025 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan, Xhozef Bajden ka bllokuar përkohësisht marrëveshjen për pranimin e fajit për organizatorin e akuzuar të sulmeve të 11 shtatorit 2001, Kalid Sheik Mohamed gjë që do ta kursente atë nga rreziku i dënimit me vdekje për sulmet ndaj Al Kaedës kundër SHBA-së.
Vendimi i gjykatës federale të Apelit në Uashington vijon pas kërkesës së qeverisë për ta prolonguar marrëveshjen e arritur nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, raportojnë mediat amerikane.
Mohamed duhej të prononcohej sot.
Anëtarët e familjes së disa prej afro 3.000 personave të vrarë në sulmet e al-Kaedës më 11 shtator 2001, janë mbledhur tashmë në bazën detare amerikane në Gjirin e Guantanamos në Kubë për të dëgjuar deklaratën e Mohamedit.
Më parë, qeveria amerikane arriti marrëveshje për pranimin e fajit me Mohamedin.
Marrëveshja e negociuar për dy vjet dhe e miratuar në fund të korrikut nga prokurorët ushtarakë dhe zyrtarët e lartë të Pentagonit për Guantanamon, do ta kursejë Muhamedin dhe dy të akuzuarit nga rreziku i dënimit me vdekje.
Avokatët mbrojtës thonë se marrëveshjet për pranimin e fajit janë tashmë në fuqi dhe se Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Llojd Ostin nuk ka autoritet ligjor për ta anuluar.
Më 2 gusht, Ostin bëri të ditur se do të tërhiqet nga marrëveshja, duke argumentuar se vendimi për dënimet me vdekje për një sulm kaq serioz si 11 shtatori duhet të merret vetëm nga Sekretari i Mbrojtjes. Administrata e Bajdenit shkoi para gjykatës federale të Apelit në Uashington pasi gjykatësi i Guantanamos dhe bordi ushtarak hodhën poshtë ndërhyrjen e Ostinit.