• e mërkurë, 12 shkurt 2025

Zyrtarët lëshuan gabimisht alarm për evakuim në qarkun më të gjerë të Los Anxhelosit

Zyrtarët lëshuan gabimisht alarm për evakuim në qarkun më të gjerë të Los Anxhelosit

Los Anxhelos, 10 janar 2025 (MIA) - Banorët e zonës më të gjerë të Los Anxhelosit gabimisht kanë pranuar një alarm evakuimi në telefonat e tyre dje pasdite sipas orës lokale.

Zyrtarët u angazhuan me shpejtësi për ta korrigjuar njoftimin i cili paralajmëron banorët që të përgatiten të largohen menjëherë nga zona e tyre për shkak të zjarreve aty pranë.

Xhenis Han nga Këshilli mbikëqyrës i Qarkut të Los Anxhelosit shkroi në postimin në platformën X se shumë njerëz morën paralajmërim "për shkak të një gabimi teknik" dhe se "së shpejti do të bëhet korrigjimi", raporton Si-En-En.

“Kjo duhej të ishte për zonat e prekura nga zjarri Kenet në Vudlend Hils”, deklaroi Han, duke menduar për zjarrin pranë kufirit midis Los Anxhelosit dhe qarkut fqinj Ventura.

Pastaj banorët e zonës morën një mesazh ku shkruhej: "Injoroni PARALAJMËRIMIN e fundit për EVAKUIM".

Në mesazhin e ri thuhej se njoftimi ka qenë i dedikuar vetëm për ata në afërsi të Kenet Fajr. 

Disa zjarre janë aktive në të gjithë zonën e Los Anxhelosit, ku deri tani jetën e kanë humbur të paktën 10 persona.

QËNDRONI TË LIDHUR