Shefat e diplomacive së Gjermanisë dhe Francës, Berbok dhe Baro për vizitë në Siri
- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berboc, së bashku me homologun e saj francez, Zhan-Noel Baro, sot qëndron për një vizitë njëditore në Siri. Gjatë vizitës, Berboku do të takohet me liderin e qeverisë së re siriane, Ahmed al Shara.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:08, 3 janar, 2025
Damask, 3 janar 2025 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berboc, së bashku me homologun e saj francez, Zhan-Noel Baro, sot qëndron për një vizitë njëditore në Siri. Gjatë vizitës, Berboku do të takohet me liderin e qeverisë së re siriane, Ahmed al Shara.
"Udhëtimi im sot, së bashku me homologun tim francez dhe në emër të BE-së, është një sinjal i qartë për sirianët: është i mundur një fillim i ri politik midis Evropës dhe Sirisë, midis Gjermanisë dhe Sirisë", theksoi Berboku në një kumtesë të lëshuar përpara nisjes së saj për në Damask.
Ajo theksoi se tani të gjithë kanë parasysh atë që duan miliona sirianë - që Siria sërish të bëhet një anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare.
"Në Siri duam të promovojmë një tranzicion paqësor dhe të kërkuar në shërbim të popullit sirian dhe për shkak të stabilitetit rajonal", ka shkruar Baro në rrjetin Iks.
Foto: Arkivi i MIA-s