SHBA-ja ka përshëndetur formimin e qeverisë së re siriane, por sanksionet mbeten
- SHBA-ja ka vlerësuar formimin e një qeverie të re siriane si "hap pozitiv", por theksuan se nuk do të lehtësojnë sanksionet përderisa të shohin përparim në fushat prioritare, siç është lufta kundër terrorizmit.
- Post By Fami Bajrami
- 09:34, 1 prill, 2025

Uashington, 1 prill 2025 (MIA) - SHBA-ja ka vlerësuar formimin e një qeverie të re siriane si "hap pozitiv", por theksuan se nuk do të lehtësojnë sanksionet përderisa të shohin përparim në fushat prioritare, siç është lufta kundër terrorizmit.
"I shprehim mirënjohje popullit sirian për luftën e tij kundër sundimit dekadësh dhe shtypjes nga regjimi i (Bashar al) Asadit dhe shpresojmë se ky publikim (për formimin e qeverisë së re) të jetë një hap pozitiv drejt një Sirie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese. Megjithatë, autoritetet e përkohshme në Siri duhet të heqin dorë dhe eliminojnë plotësisht terrorizmin, të përjashtojnë luftëtarët e huaj terroristë nga çdo pozicion zyrtar dhe të parandalojnë Iranin dhe grupet e tij përfaqësuese që të shfrytëzojnë territorin sirian", deklaroi zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tami Brus.
Presidenti i përkohshëm sirian Ahmed al Shara, koalicioni islamik i të cilit e rrëzoi presidentin Asad në dhjetor dhe mori pushtetin në Damask pas gati 14 vitesh luftë civile, të shtunën e publikoi formimin e një qeverie të re, e cila dominohet nga bashkëpunëtorët e tij të besuar.
Nga ana e tij, Bashkimi Evropian dje kumtoi se është gati për bashkëpunim me qeverinë e re siriane. rq/bsh/
Foto: EPA