• e martë, 02 korrik 2024

SHBA-ja ende pret përgjigje nga Hamasi për armëpushim në Gaza

SHBA-ja ende pret përgjigje nga Hamasi për armëpushim në Gaza

Uashington, 4 qershor 2024 (MIA) - SHBA-ja ende nuk ka marrë përgjigje nga Hamasi për propozimin e armëpushimit të dorëzuar te lëvizja të enjten, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të shtetit Methju Miler.

Miler tha se është plotësisht i bindur se Izraeli pajtohet me armëpushimin. Këshilltari kryesor i kryeministrit Benjamin Netanjahu të dielën konfirmoi se Izraeli përkohësisht e ka pranuar marrëveshjen për t'i dhënë fund luftës në Gaza për të cilën bën përpjekje presidenti amerikan Xho Bajden, edhe pse ai tha që është e gabuar dhe se duhet shumë punë.

Në një intervistë për Sandej Tajms britanik, Ofir Falk, këshilltar kryesor për politikë të jashtme i Netanjahut, tha se propozimi i Bajdenit është "një marrëveshje për të cilën u pajtuam - nuk është një marrëveshje e mirë, por me të vërtetë të gjithë brengosemi për lirimin e pengjeve".

"Ka shumë detaje që duhet të përpunohen, tha ai, duke shtuar se kushtet e Izraelit, duke përfshirë edhe "lirimin e pengjeve dhe shkatërrimin e Hamasit", nuk kanë ndryshuar.

Bajdeni të premten e prezantoi planin e tij, që e dorëzoi në qeverinë e Netanjahut, për t'i dhënë fund luftës. Bëhet fjalë për një plan prej tre fazave - ndërprerje gjashtëjavëshe të luftës, pastaj bisedime për kushtet e ndërprerjes së përhershme të armiqësive dhe plani kryesor për rindërtimin e Gazës.

Liderët e G7 "tërësisht e mbështesin dhe do të ndalen pas marrëveshjes gjithëpërfshirëse" për armëpushim dhe lirimin e pengjeve për luftën në Gazë të theksuara nga presidenti amerikan Xho Bajden dhe i bëjnë thirrje Hamasit ta pranojë", citohet në kumtesën e djeshme të grupit të demokratëve më të mëdhenj në botë.

"I bëjmë thirrje Hamasit ta pranojë këtë marrëveshje, që Izraeli është i gatshëm ta pranojë dhe i bëjmë thirrje vendeve që kanë ndikim ndaj Hamasit të ndihmojnë në sigurimin e kësaj", citohet në kumtesën e G7.

Shtëpia e bardhë publikoi se presidenti amerikan Xho Bajden dje i bëri thirrje emirit të Katarit t'i "shfrytëzojë të gjitha masat adekuate" për të siguruar pranimin e armëpushimit nga Hamasi dhe marrëveshjen për pengje të cilat tani janë në tryezë.

Bajdeni dhe sheiku Tamim bin Hamad Al-Tani, "konfirmuan se marrëveshja gjtihëpërfshirëse për armëpushim dhe lirimin e pengjeve tani në tryezë ofron rrugë konkrete për t'i dhënë fund krizës  në Gazë", njoftoi Shtëpia e Bardhë. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR