• e enjte, 10 tetor 2024

SHBA-ja e uroi Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

SHBA-ja e uroi Ditën e Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

Uashington, 9 shtator 2024 (MIA) - Nga Departamenti i Shtetit mbrëmë dërguan një urim me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit tonë. Ndërkaq, me rastin e festës, Diaspora e bashkuar maqedonase (UMD) organizoi ngritjen ceremoniale të flamurit maqedonas dhe amerikan në Nju Jork.

Në urimin e Sekretarit shtetëror Entoni Blinken, thuhet: - Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i uroj popullit maqedonas 33 vjetorin e pavarësisë dhe zgjedhjen historike të presidentes suaj të parë grua. Ne vlerësojmë partneritetin tonë të fortë me Maqedoninë e Veriut të fokusuar në ndërtimin e një demokracie të begatë të ankoruar në komunitetin euro-atlantik.

Më tej, në urimin shtohet se populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut kanë të përbashkët “përkushtimin ndaj vlerave demokratike”.

"Populli amerikan dhe populli i Maqedonisë së Veriut ndajnë një përkushtim ndaj vlerave demokratike. Ne mezi presim të vazhdojmë punën tonë të përbashkët për promovimin e këtyre vlerave, forcimin e sigurisë dhe stabilitetit dhe thellimin e lidhjeve ekonomike në rajon. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin aleatin tonë, Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane në vitet në vijim", tha Blinken.

Krahas urimeve nga Departamenti i Shtetit, dega e UMD-së në SHBA organizoi një ngjarje në bashkëpunim me qytetin e Nju Jorkut me rastin e festës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Ngjarja përbëhej nga ngritja e flamurit maqedonas dhe amerikan dhe këndimi i himnit kombëtar maqedonas në Uoll strit në Nju Jork. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR