• e premte, 05 korrik 2024

SHBA-ja dhe 17 shtete të tjera i bëjnë thirrje Hamasit që t'i lirojë pengjet dhe t'i japë fund krizës në Gazë

SHBA-ja dhe 17 shtete të tjera i bëjnë thirrje Hamasit që t'i lirojë pengjet dhe t'i japë fund krizës në Gazë

Uashington, 25 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja dhe 17 vende të tjera sot i bënë thirrje Hamasit që t'i lirojë pengjet si mënyrë që t'i jepet fund krizës në Gazë. "Bëjmë thirrje për lirim urgjent të të gjitha pengjeve të cilat Hamasi i mbante në Gazë më shumë se 200 ditë", thuhet në kumtesën e vendeve, në atë që një funksionar i lartë amerikan e quajti pasqyrë e jashtëzakonshme e njëzëshme. 

Ato 18 vende kanë shtetas të cilat i mban Hamasi gjashtë muaj pasi grupi palestinez filloi sulm mbi jugun e Izraelit në të cilën u vranë 1.200 njerëz. Nënshkrues janë liderët e SHBA-së, Argjentinës, Austrisë, Brazilit, Bullgarisë, Kanadasë, Kolumbisë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Hungarisë, Polonisë, Portugalisë, Rumanisë, Serbisë, Spanjës, Tajlandës dhe Britanisë së Madhe. 

"Theksojmë se marrëveshja që është në tavolinë për lirimin e pengjeve do të sjellë armëpushim të menjëhershëm dhe të zgjatur në Gazë, që do të mundësojë valë të ndihmës plotësuese humanitare të nevojshme që të dërgohet në Gazë dhe fund të besueshëm të armiqësive", thuhet në kumtesë. 

Një funskionar i lartë amerikan, i cili i informonte gazetarët për deklaratën, tha se mund të ketë indikacione për marrëveshje për krizën e pengjeve, por se nuk është plotësisht i bindur. Ai nuk dha detaje, por tha se zgjidhja varet nga "një njeri", lideri i Hamasit (në Rripin e Gazës), Jahja Sinvar. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR