SHBA përkohësisht ndërpret disa sanksione ndaj Rusisë para takimit në Alaskë
- Ministria e Financave të SHBA-së përkohësisht ndërpret disa sanksione ndaj Rusisë, duke hapur rrugën për takimin e planifikuar mes presidentit Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin nesër në Alaskë.
- Post By Sara Ademi
- 07:33, 14 gusht, 2025
Uashington, 14 gusht 2025 (MIA) - Ministria e Financave të SHBA-së përkohësisht ndërpret disa sanksione ndaj Rusisë, duke hapur rrugën për takimin e planifikuar mes presidentit Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin nesër në Alaskë.
Zyra për kontrollin e mjeteve të huaja (OFAK) e Ministrisë së Financave kumtoi se tërheqja e sanksioneve përfshin transaksione të cilat janë "normalisht të rastësishme dhe të domosdoshme për prani ose mbështetje të takimeve në shtetin e Alaskës mes qeverisë së SHBA-së dhe qeverisë së Federatës Ruse".
Pushimi do të mbetet në fuqi deri më 20 gusht, shtoi OFAK.
Në vitet e fundit, Uashingtoni vendosi një spektër të gjerë të sanksioneve ndaj zyrtarëve dhe kompanive ruse, kryesisht për shkak të luftës agresive të Moskës në Ukrainë. Masat mund të parandalojnë udhëtimin në Alaskë për pjesëmarrësit në biseda. sa/
foto: EPA