• e shtunë, 29 qershor 2024

SHBA fton Këshillin e Sigurisë të votojë për mbështetjen e planit për armëpushim në Gazë

SHBA fton Këshillin e Sigurisë të votojë për mbështetjen e planit për armëpushim në Gazë

Uashington, 10 qershor 2024 (MIA) - SHBA ka kërkuar votim në Këshillin e Sigurisë së KB-së mbi draft-rezolutën e saj me të cilin mbështetet miratimi i planit për “armëpushim të menjëhershëm me lirimin e pengjeve” ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Burime diplomatike kumtuan se votimi është planifikuar për sot, por ende nuk është konfirmuar nga Koreja e Jugut e cila kryeson Këshillin e Sigurisë për muajin qershor.

"SHBA ka ftuar që Këshilli i Sigurisë të kalojë në votim ... duke mbështetur propozimin në tavolinë", tha Nejt Evans, zëdhënës i delegacionit amerikan pa precizuar datë votimi.

"Anëtarët e Këshillit nuk duhet ta lejojnë këtë mundësi të kalojë dhe duhet të flasin njëzëri në mbështetje të kësaj marrëveshje", tha Evansi.

SHBA janë kritikuar për bllokimin e disa draft-rezolutave të KB-së që bëjnë thirrje për armëpushim në Gazë.

Presidenti amerikan Xho Bajden më 31 maj filloi një presion të ri për marrëveshje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve.

Sipas propozimit, Izraeli do të tërhiqet nga qendrat e populluara në Gazë, ndërsa Hamasi do të lirojë pengjet. Armëpushimi fillimisht do të zgjasë gjashtë javë dhe do të vazhdohet pasi negociatorët kërkojnë përfundim të përhershëm të armiqësive. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR