• e hënë, 20 janar 2025

SHBA akuzon Kinën për hakerimin e qindra mijëra përdoruesve të telefonave celularë

SHBA akuzon Kinën për hakerimin e qindra mijëra përdoruesve të telefonave celularë

 Uashington, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Autoritetet amerikane dyshojnë se kinezët, gjatë një fushate hakerimi dhe spiunazhi të zbuluar së fundmi, kanë mbledhur të dhëna për qindra mijëra përdorues të telefonave celularë amerikanë dhe mund të kenë shkarkuar në mënyrë të paautorizuar informacione nga më shumë se një milion përdorues, raportoi sot  Ej-Bi-Si njuz.

 Sipas informacioneve të atij televizioni, në mesin e viktimave të hakerëve kinezë ishin disa nga fun ksionarët më të lartë të qeverisë në administratën e presidentit të SHBA-së, Xhozef Bajden, ndërsa mes tyre të paktën një sekretar i kabinetit të tij, si dhe një këshilltar për sigurinë e brendshme të Shtëpisë së Bardhë.

 Fun ksionarët kibernetikë të Byrosë Federale të Hetimit (FBI) dhe të Sigurisë Kombëtare deklarun në një konferencë shtypi dje se kinezët kishin arritur të vidhnin "një sasi të madhe të të dhënave", duke pranuar zyrtarisht për herë të parë se Kina kishte qenë në gjendje të përcaktojë me kë bisedojnë mijëra përdorues të telefonave celularë në SHBA, kur kanë bisedur dhe nga ku.

 Hetimi zbuloi se fushata kineze i ka shfrztëzuar ruterat kompjuterikë amerikanë që u shërbenin korporatave të telekomunikacionit, që u ka mundësuar qasje në numrat e telefonit të një numri të konsiderueshëm të klientëve të Verizon, AT&T, Lumen Technologies dhe kompanive të tjera të telekomunikacionit, dhe se operacioni mund të ketë zgjatur më shumë se një vit.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR