• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Shërbimi sekret amerikan do të marrë pjesë në hetimet për të shtënat në tubimin e Trampit

Shërbimi sekret amerikan do të marrë pjesë në hetimet për të shtënat në tubimin e Trampit

Uashington, 15 korrik 2024 (MIA) - Shërbimi sekret amerikan sot kumtoi se do të marrë pjesë në hetimet që i paralajmëroi presidenti Xhozef Bajden dhe anëtarët e Kongresit, pasi agjentët e tij nuk arritën të pengojnë një person të armatosur të qëllojë dhe plagos ish presidentin Donald Tramp në një tubim në Pensilvani të shtunën.

Drejtoresha e Shërbimit sekret, Kimberli Çitëll deklaroi se agjencia po rrit sigurinë për kandidatin republikan presidencial Tramp dhe konventën kombëtare republikane në Miluoki, që fillon sot.

"Jam e bindur në planin e sigurisë, të vendosur nga koordinatori ynë i konventës kombëtare republikane dhe partnerët tanë, që e kemi shqyrtuar dhe përforcuar pas të shtënave të shtunën", tha Çitëll. rq/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR