• e martë, 18 mars 2025

Hamas: Të paktën 330 të vrarë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës

Hamas: Të paktën 330 të vrarë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës

Gazë, 18 mars 2025 (MIA) - Të paktën 330 persona e kanë humbur jetën mbrëmë në sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës, kumtoi Ministria e Shëndetësisë së Hamasit.

"Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar më shumë se 330 raste të vdekjes, kryesisht fëmijë dhe gra palestineze dhe qindra të plagosur, dhjetëra prej të cilëve janë në gjendje kritike”, tha përfaqësuesi i Ministrisë, Mohamed Zakut.

Izraeli do të vazhdojë të luftojë në Rripin e Gazës "derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi", deklaroi sot ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Kac.

“Ne nuk do të ndalemi së luftuari derisa të gjithë pengjet të kthehen në shtëpi dhe të arrihen të gjitha objektivat ushtarake”, thuhet në kumtesën e ministrit të Mbrojtjes. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR