• e martë, 18 mars 2025

Guteresh i tronditur nga sulmet e reja vdekjeprurëse ndaj Gazës

Guteresh i tronditur nga sulmet e reja vdekjeprurëse ndaj Gazës

Gjenevë, 18 mars 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (KB), Antonio Guteresh është "i tronditur nga sulmet izraelite" në Rripin e Gazës, deklaroi sot një zëdhënës i KB-së.

“Guteresh ka dërguar një apel urgjent për respektimin e armëpushimit, rivendosjen e ndihmave humanitare dhe lirimin e pakushtëzuar të pengjeve të mbetura", deklaroi zëdhënësi Rolando Gomez.

Komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk tha se ishte i tmerruar nga bombardimet e vazhdueshme izraelite dhe bëri thirrje për një "fund urgjent të makthit".

"E vetmja rrugë përpara është një zgjidhje politike, në përputhje me ligjin ndërkombëtar", tha Turk.

Ministria e Shëndetësisë së Hamasit njoftoi se më shumë se 400 njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra palestineze, u vranë gjatë natës në sulmet izraelite në Rripin e Gazës. mb.

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR