• e martë, 18 mars 2025

Blumberg: Erdogani dëshiron takim me Trampin në Shtëpinë e Bardhë

Blumberg: Erdogani dëshiron takim me Trampin në Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 18 mars 2025 (MIA) – Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan po tenton të organizojë takim me presidentin amerikan Donald Tramp në fund të prillit, njoftoi Blumberg, duke iu referuar burimeve anonime turke. 

“Erdogani beson se marrëdhëniet më të afërta mes Turqisë dhe SHBA-së janë kyçe për qëndrueshmërinë në rajon, veçanërisht sepse Ankaraja po bën përpjekje të luajë rol më të madh në ndërmjetësimin në konfliktet nga Ukraina deri në Siri”, njofton Blumberg. 

Turqia dhe SHBA-ja kanë një numër të madh mosmarrëveshjesh lidhur me konfliktin sirian dhe bashkëpunimin në mbrojte. Uashingtoni e mbështet milicinë siriane kurde, të cilën Ankaraja e vlerëson grup terrorist. Gjithashtu, blerja e sistemit raketor rus S-400 nga ana e Turqisë në vitin 2019 solli sanksione amerikane dhe përjashtimin e Turqisë nga programi për aeroplanë ushtarakë F-35. 

Erdogani dhe Trampi para dy ditëve me telefon biseduan për përpjekjet për dhënien fund të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, si dhe për stabilizim të situatës në Siri. 

Presidenti turk theksoi se Ankaraja i mbështet nismat vendimtare dhe të drejtpërdrejta të presidentit amerikan për dhënien fund të konfliktit, duke shtuar se do të vazhdojë të angazhohet për paqe të drejtë dhe të përhershme. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR