• e premte, 02 gusht 2024

Shërbimet administrative edhe nesër do të lëshojnë dokumente personale të gatshme për qytetarët

Shërbimet administrative edhe nesër do të lëshojnë dokumente personale të gatshme për qytetarët

 Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër (02.08.), Departamenti i Çështjeve Civile, përkatësisht të gjitha njësitet rajonale në kuadër të Departamentit, si dhe pikat në obketin e RTVM-së dhe “Beko-s” në Shkup do të punojnë për dhënien e dokumenteve personale të qytetarëve (dokumente të udhëtimit, letërnjoftime dhe patentë shoferë).

 Në Shkup (RTVM dhe "Beko") shërbimet administrative do të punojnë në periudhën nga ora 08:00-16:00, ndërsa në të gjithë vendin shërbimet administrative rajonale do të punojnë në periudhën nga ora 08:00-12:00. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR