Angellov: Deri në fund të ditës pritet të arrijnë helikopterë dhe ekipe nga disa vende për ballafaqim me zjarre
- Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojanço Angellov kumtoi se ka arritur ndihma ndërkombëtare, e siguruar përmes mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile.
- Post By Besnik Shuki
- 18:30, 1 gusht, 2024

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojanço Angellov kumtoi se ka arritur ndihma ndërkombëtare, e siguruar përmes mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile.
"Kanë arritur një helikopter nga Serbia dhe një helikopter nga Çekia", thotë Angellov.
Ai shtoi se gjatë ditës së sotme pritet të arrijë ndihmë edhe prej disa vendeve - një helikopter nga Sllovenia, dy "er traktorë" nga Suedia, dy "er traktorë" nga Gjermania, si dhe një ekip nga Hungaria, i përbërë nga 46 persona me 13 automjete, mes të cilave edhe automjete speciale zjarrfikëse për terren. bsh/
Foto: MIA arkiv