• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janevska: Formojmë trup nacional koordinues për reforma në arsimin e lartë, rezultatet e para të punës për një vit e gjysmë

Janevska: Formojmë trup nacional koordinues për reforma në arsimin e lartë, rezultatet e para të punës për një vit e gjysmë

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) do të formojë Trup nacional koordinues për reforma në arsimin e lartë, qëllimi i të cilit do të jetë përmes një procesi gjithëpërfshirës të bëjë një plan për përmirësimin e cilësisë së sistemit të arsimit të lartë në vend, pra çfarë masash duhet të ndërmerren në të ardhmen për arritjen e standardeve më të larta arsimore. Numri një i MASH-it, Vesna Janevska sonte në emisioni “Tema e ditës” në TV Sitel ka bërë të ditur se rezultatet fillestare të këtij trupi do të jenë të dukshme për një vit e gjysmë.

Ajo shpjegoi vendimin e fundit të Qeverisë me të cilin MASH merr përsipër krijimin e një trupi të përkohshëm që do të duhet të merret me hiperprodhimin e institucioneve të arsimit të lartë në vend dhe do të udhëheq ndryshimet që do të ndodhin për të përmirësuar cilësinë e arsimit të lartë.

"Ky organ do të kryejë një inspektim të gjithanshëm në të gjitha institucionet e arsimit të lartë në vend, ato shtetërore edhe private pa përjashtim. Do të kontrollohet respektimi i ligjeve, kapacitetet hapësinore e kadrovike, mënyra e realizimit të arsimit të lartë dhe aktiviteteve shkencore, numri i studentëve etj. Do të sjellim konkluzione dhe sugjerime për të cilat do të duhet të veprojnë palët e interesuara të sistemit të lartë arsimor", tha Janevska duke shtuar se së shpejti do të ketë një mbledhje konstituive me të gjithë anëtarët e paraparë ku së bashku do të përcaktohen qëllimet dhe rregullat e punës”, tha Janevska.

Ajo informoi se në vend ka më shumë se 40 institucione të arsimit të lartë - universitete, institute dhe shkolla të larta të cilat, siç tha ajo, “fatkeqësisht nuk tregojnë cilësi dhe situata duhet të ndryshohet”. Ajo konsideron se nuk do të ketë konflikt me stafin akademik, sepse sipas saj, fakt është se cilësia e arsimit të lartë ka rënë në mënyrë drastike dhe ka qëndrime identike se janë të nevojshme ndryshime të mëdha.

Janevska kumtoi se MASH do të bëjë analizë për nevojat e tregut të punës dhe theksoi se pasi të bëhet kjo do të mund të flitet për kuotat aktuale të universiteteve dhe fakulteteve që i nevojiten tregut të punës.

"Pasi ta bëjmë këtë do të shohim se sa shumë kemi nevojë për kuadro të arsimit të lartë dhe do t'ua ofrojmë këtë universiteteve. Unë besoj se universitetet tona mund të kenë kapacitete më të mëdha, por kemi gjithnjë e më pak studentë. Përveç kësaj, kuadrot e arsimit të lartë, profesorët tanë nga universitetet e shohin se ne, de fakto kemi problem me kuadrin e lartë profesional. Të rinjtë kanë nevojë për këshillim për karrierë që të dinë të orientohen dhe të njohin mundësitë e tregut të punës. Por jam i lumtur që ne filluam të flasim hapur për këto probleme. Në disa periudha të kaluara, kishte një garë mes universiteteve dhe fakulteteve për të regjistruar më shumë studentë dhe jo se kush do të prodhojë kuadro më cilësor. Por ajo kohë ka kaluar. Duhet të pajtohemi dhe nuk e shoh se cili është problemi që numri i studentëve nëpër fakultete po zvogëlohet, pra natyrshëm ka filluar të zvogëlohet", ka thënë ajo.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR