• e premte, 05 dhjetor 2025

Shërbim i ri dixhital i MPB-së: Vërtetim për banim për adresën momentale të banimit

Shërbim i ri dixhital i MPB-së: Vërtetim për banim për adresën momentale të banimit

Shkup, 10 korrik 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme po vazhdon intensivisht me proceset e dixhitalizimit dhe kështu po i sjell shërbimet e saj më afër qytetarëve - që nga sot, në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është i disponueshëm elektronikisht një nga shërbimet më të kërkuara të qytetarëve në sportelet e MPB-së: Vërtetim për vendbanimin për adresën aktuale.

Siç kumtoi MPB, qytetarët mund ta gjejnë shërbimin e tyre drejtpërdrejtë në linkun në vijim:  https://uslugi.gov.mk/service-details.nspx?serviceId=5737

Ata shtojnë se gjatë disa muajve, Ministria e Punëve të Brendshme ka dixhitalizuar disa nga shërbimet e saj për qytetarët që i përdorin ato çdo ditë për nevojat e tyre: aplikimi për leje për armëmbajtje; certifikata e pronësisë aktuale të automjeteve për person fizik; certifikata e posedimit të automjeteve për një periudhë të caktuar kohore për personat fizik; certifikata e pronësisë aktuale të automjeteve për personat juridikë.

"Ministria po aktivizon të gjitha kapacitetet e saj në mënyrë që të mundësojë dixhitalizimin e një numri gjithnjë e më të madh shërbimesh për qytetarët në të ardhmen", qëndron në kumtesën e MPB-së. sa/

Foto: MPB

QËNDRONI TË LIDHUR