• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Shënohet Dita e Bazës Logjistike - një nga shtyllat kyçe të Armatës

Shënohet Dita e Bazës Logjistike - një nga shtyllat kyçe të Armatës

Shkup, 20 maj 2024 (MIA) - Baza Logjistike është element kyç në përballjen me sfidat si një nga shtyllat kryesore të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, theksoi zëvendësministri i Mbrojtjes Tiron Jajaga duke uruar 20 Majin - Ditën e Njësitit në ceremoninë ushtarake në kazermën "Ilinden" në Shkup.

Në ceremoninë e njësisë më të lartë në fushën e logjistikës në Armatë ku morën pjesë kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjenerali-nënokolnel Vasko Gjurçinovski, gjeneralë të armatës, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtamadhoria, komandantë të komandave dhe njësi të Armatës dhe mysafirë të tjerë, Jajaga thekson kontributin e Bazës Logjistike si një segment i rëndësishëm në Armatë.

 

"Baza logjistike dhe personeli i saj kontribuojnë në mënyrë aktive në çdo aktivitet të pjesëtarëve të Armatës në dhe jashtë kufijve të shtetit tonë, qoftë aktivitet stërvitor apo ndërkaq sigurim të vazhdueshëm të mbështetjes logjistike të të përbërjeve që shkojnë në misione paqësor dhe në sigurimin e kufirit jugor por edhe mbështetje logjistike e të gjitha aktiviteteve stërvitore dhe tranzit të forcave të NATO-s dhe vendeve tona partnere. Kontributi që e jep kjo bazë është vendimtar në drejtim të përballjes me sukses të sfidave dhe këtë ne qytetarët e dimë shumë mirë. Sa herë që është e nevojshme, pjesëtarët e Armatës sonë janë të parët në mbështetje të  popullatës dhe institucioneve të tjera në vend, qofshin ato situata krize apo situata të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore apo të shkaktuara nga njeriu. Për fat të keq do të konstatoja se bota sot jeton në një kohë kur këto të fundit janë gjithnjë e më të rëndësishme, kur një numër i madh jetësh njerëzish janë në rrezik dhe ku për fat të keq ka një numër të madh viktimash drejtëpërdrejtë nga veprimet luftarake", tha Jajaga.

 Në vitet e kaluara ju pjesëtarët e Bazës Logjistike e keni demonstruar profesionalizmin dhe gatishmërinë tuaj duke ofruar mbështetje logjistike për njësitë e Armatës.

"Nga ky vend ju them të vazhdoni profesionalizmin tuaj sepse suksesi i njësive suaj nënkupton suksesin e gjithë Armatës sone, ndërsa ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në sigurimin e të gjitha burimeve të nevojshme për funskionimin tuaj të përsosur", tha zëvendësministri i Mbrojtjes Jajaga duke uruar ditën e Njësisë.

 

 

Urime me rastin e Ditës së Njësisë dërguan edhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, si dhe komandanti i Bazës Logjistike nënkoloneli Muharem Muharemi.

Për Ditën e Njësisë, sipas programit, pas fjalimeve e rastit u ndanë masa stimuluese për pjesëtarët e njësisë.

Baza Logjistike feston 20 Majin, në kujtim të ditës kur filloi kryengritja e Razlloveçit në vitin 1876 dhe përgatitjet e para logjistike për nisjen e saj. rq/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR