• e diel, 10 maj 2026

Digjen pesë automjete nën Kalanë e Shkupit pranë Vardarit

Digjen pesë automjete nën Kalanë e Shkupit pranë Vardarit

Shkup, 17 prill 2026 (MIA) - Pesë automjete u përfshinë në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në rrugën "Lazar Liçenoski" nën Kalanë e Shkupit, përballë Stadiumit të Qytetit, informojnë nga Brigada e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit. Tre automjete u dogjën pjesërisht dhe dy u dogjën plotësisht. Zjarri u shua me ndërhyrjen e tre automjeteve zjarrfikëse dhe tetë zjarrfikësve.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, për MIA-n tha se zjarri është raportuar në orën 15:40 dhe se është raportuar se digjet bar i thatë, mbeturina dhe makina të parkuara.

"Me ndërhyrjen e shpejtë të ekipeve, zjarri u lokalizua dhe u shua plotësisht në orën 16:40, informoi komandanti. sa/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR