• e mërkurë, 26 qershor 2024

Serafimovski: Kompanitë tona ndërtimore janë të gatshme që nga 1 shtatori të projektojnë, kurse me këtë edhe të ndërtojnë sipas standardeve evropiane

Serafimovski: Kompanitë tona ndërtimore janë të gatshme që nga 1 shtatori të projektojnë, kurse me këtë edhe të ndërtojnë sipas standardeve evropiane

Shkup, 17 qershor 2024 (MIA) – Procesi i punës sipas Eurokodeve në ndërtim tashmë është kanalizuar dhe të gjitha institucionet janë të gatshme për aplikimin e eurokodeve. Në dy-tre vitet e fundit ka pasur edukim të vazhdueshëm për aplikimin e tyre dhe inxhinierët kishin të gjitha kushtet për t'u shkolluar më tej dhe për të filluar punën sipas normave të reja. Kompanitë tona ndërtimore janë të gatshme që nga 1 shtatori të projektojnë, kurse me këtë edhe të ndërtojmë sipas standardeve evropiane, tha sot Andrea Serafimovski, kryetar i Shoqatës për ndërtimtari, industri të materialeve ndërtimore dhe jometaleve pranë Odës Ekonomike.

Ai u bëri thirrje kompanive që t'u bëjnë thirrje punëtorëve të tyre dhe t'u tregojnë rëndësinë e aplikimit të Eurokodeve për të bërë një hap drejt normave evropiane dhe në këtë mënyrë të rrisin konkurrencën e ndërtuesve dhe të sigurojnë kështu mbijetesën e industrisë në të ardhmen.

"Aplikimi paralel i standardeve të RMV-së në ndërtim dhe eurokodet tashmë po përfundon, ndërsa nga 1 shtatori do të fillojmë të punojmë sipas eurokodve, aplikimi i të cilave si standarde në Bashkimin Evropian është i detyrueshëm që nga viti 2010. Kompanitë tona ndërtimore e mbështesin procesin, i cili si ide dhe zbatim zgjat mbi 15 vjet, dhe janë gati që nga 1 shtatori të projektojmë, e me këtë të ndërtojmë sipas normave evropiane, që do të thotë struktura me të besueshme dhe më të qëndrueshme", deklaroi Serafimovski pas takimit për prezantimin e legjislacionit të BE-së për projektimin dhe futjen e eurokodeve, e cila i detyron kompanitë e projektimit dhe ndërtimit të fillojnë me projektimin me eurokode nga 1 shtatori 2024.

Ai theksoi se nuk pret që futja e normave të reja të çojë në rritje të çmimit të apartamenteve pasi siç tha ai ka shumë punë për të bërë për zbatimin e plotë dhe korrekt të eurokodeve.

Pas takimit në Odën Ekonomike, të mbajtur në bashkëpunim me Odën e Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Certifikuar, Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Institutin për Standardizim, Sonja Çerepnalkovska, udhëheqëse e sektorit për standardizim në Institutin për standardizim, tha se nga perspektiva e standardizimit plotësisht janë plotësuar kushtet për zbatimin e standardeve për projektim.

Kristinka Çulak, kryetarja e Odës së Arkitektëve të certifikuar dhe Inxhinierëve të certifikuar, nga ana tjetër theksoi se Eurokodet, përveç projekteve të ndërtimit, duhet të sigurojnë edhe ndërtime të sigurta dhe të qëndrueshme, ndërtime të qëndrueshme, si dhe konkurrencë të inxhinierëve tanë, jo vetëm në vendin tonë, por edhe në nivel evropian dhe botëror.

Theksoi se duhet të respektohen rregulloret evropiane në të gjitha investimet që vijnë në vend, veçanërisht në procesin e projektimit, rishikimit dhe ndërtimit.

"U bëjmë thirrje të gjithëve që t'i bashkohen trajnimeve. Për momentin, pjesëmarrja e anëtarëve tanë nuk është në numrin që presim. Deri më tani kanë shfaqur interesim vetëm kolegët e projektit, por është e detyrueshme përfshirja e kolegëve që punojnë në rishikimin e projekteve, si dhe kolegët e fushës që udhëheqin performancën e objekteve dhe mbikëqyrjen. Nuk përjashtohen as kolegët që punojnë në vetëqeverisjen lokale dhe në nivel shtetëror, të cilët janë të ngarkuar me dhënien e miratimit për ndërtimin e objekteve. Deri më 1 shtator, disa më shumë e disa më pak do të jenë gati për kalimin nga një lloj pune në tjetrin", tha Çulak.

Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë në Shkup, Goran Markovski theksoi se nga fakulteti tashmë kanë diplomuar disa gjenerata të cilët i njohin standardet evropiane për projektim dhe ndërtim. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR