• e hënë, 23 dhjetor 2024

Rritja e vlerës për dy segmentet e para të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe pagesa e komisioneve për fondet e patërhequra prej 4,6 milionë euro

Rritja e vlerës për dy segmentet e para të hekurudhës drejt Bullgarisë dhe pagesa e komisioneve për fondet e patërhequra prej 4,6 milionë euro

Shkup, 26 qershor 2024 (MIA) - Është rritur vlera e projekteve për ndërtimin e fazës së parë dhe të dytë të infrastrukturës hekurudhore të Korridorit 8 në lindje, të filluara në vitin 1996 dhe të cilat ende nuk kanë përfunduar dhe janë paguar komisione për fondet e patërhequra në vlerë prej 4.6 milionë eurosh për shkak të kushteve të paplotësuara për efektivitetin e debisë në një periudhë shtatëvjeçare, gjë që tregon për menaxhim jo efektiv të këtyre projekteve strategjike.

Këtë konstaton Enti Shtetëror i Auditimit në raportin “Realizimi i investimeve kapitale të financuara nga buxheti i RMV-së, fondeve të BE-së dhe fondeve nga institucionet e tjera financiare ndërkombëtare nën juridiksionin e pushtetit qendror dhe të vetëqeverisjes lokale”.

Nga shqyrtimi i raportit të auditimit rezulton se në lotin apo segmentin e parë të hekurudhës për në Bullgari, Kumanovë-Beljakovcë, deri në fund të dhjetorit të vitit të kaluar ka përfunduar 47 për qind e totalit të itinerarit që duhet të ndërtohet, është konstatuar gjatë inspektimit në terren nga auditimi.

Sipas të dhënave në raportin tremujor, megjithatë, për periudhën tetor-dhjetor të vitit 2023, progresi financiar i kontraktorit arrin në 17.7 milionë euro.

Në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit, theksohet se pasiguria për përfundimin e tij mbetet për shkak se afati i zbatimit skadon në tetor të këtij viti dhe aktivitetet e realizuara deri në ditën e auditimit janë 47 për qind e totalit të trasesë.

Me analizën e dokumentacionit të dorëzuar dhe informacionin e grumbulluar për shkallën e realizimit të projektit, auditimi konstatoi se realizimi fizik për fazën e parë me kontraktorin e parë për një periudhë gjashtëvjeçare është vetëm 54 për qind, ndërsa kontrata për kryerjen e punimeve para përfundimit të saj në vitin 2020 është realizuar financiarisht në vlerën 27.7 milionë euro ose në përqindje prej 69.7 për qind. Për këtë fazë, në korrik të vitit 2022, është arritur marrëveshja dakordimi për zgjidhjen e pretendimeve nga kontraktori, me të cilën është paguar rimbursimi i shpenzimeve në shumën prej 10 milionë eurosh. Në korrik të vitit 2022 është përzgjedhur kontraktori i ri dhe është lidhur kontrata për ndërtimin e një shume prej 40.4 milionë eurosh me afat të përfundimit të punimeve deri më 18 tetor të vitit 2024. Me këtë, vlera e projektit u rrit për 96 për qind nga ajo që ishte planifikuar fillimisht me kontratën e parë, ndërsa afati i përfundimit të projektit për shkak të të gjitha këtyre aktiviteteve në ngecje, ndërprerjes së kontratës dhe përzgjedhjes së një të kontraktori të ri që u prolongua me tetë vjet, me një afat deri në tetor të vitit 2024. Për shkak të fondeve të pamjaftueshme për financimin e këtij projekti nga një debi me vlerë prej 46.4 milionë eurosh, pjesa tjetër e projektit do të financohet me një debi për fazën 2, për të cilën është miratuar një ndryshim në ligj në qershor të vitit 2023, citohet në Raport.

Për seksionin e dytë, Beljakovce-Kriva Pallankë, deri në fund të vitit 2023, sipas të dhënave në raportin tremujor tetor-dhjetor 2023 të marra nga konsulenti, progresi financiar i kontratës arrin në 21 milionë euro.

Sipas planit dinamik, deri në fund të dhjetorit të vitit 2023 janë paguar mjetet në vlerë prej 12.92 për qind të Marrëveshjes në vlerë prej 155 milionë eurosh dhe kanë përfunduar punimet ndërtimore prej 4.15 për qind. Afati i fundit për përfundimin e punimeve është tetori i vitit 2025.

Në vitin 2014 për realizimin e këtij projekti është miratuar një kredi në vlerë prej 145 milionë eurosh nga BERZH-i. Marrëveshja e huasë nuk është në fuqi për shtatë vjet për shkak të mosplotësimit të kushteve të përcaktuara me dispozitat e marrëveshjes për kredi, përkatësisht: Marrëveshja e lidhur për mbikëqyrjen e ndërtimit dhe Marrëveshja e lidhur për asistencë teknike të Njësisë për realizimin e projektit. Prandaj, në vitin 2021 deri në shpalljen e efektivitetit është paguar komision për mjetet e patërhequra në periudhën shtatëvjeçare, në vlerë prej 4.6 milionë euro.

Kontraktorët e punimeve në dy seksionet e para janë Gjulermak dhe Shtrabag dhe investimi është rreth 200 milionë euro. Sipas njoftimeve të mëparshme nga Ministria e Transporteve, pjesa e parë duhet të dalë në tetor të këtij viti, ndërsa e dyta në shkurt të vitit të ardhshëm.

Për pjesën e tretë hekurudhore, nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, auditimi tregon se për shkak se faza e planifikimit dhe përgatitjes së projektit po zgjat shumë, ekziston rreziku i humbjes së fondeve nga granti IPA në vlerë prej 60,765 milionë euro dhe implikimet fiskale të ardhshme për shkak të nevojës për sigurimin e fondeve shtesë nga Buxheti i Shtetit.

Auditimi thekson se vlera e projektit është rritur në 560 milionë euro dhe se situata e konstatuar mbart një rrezik të lartë fiskal nga pikëpamja ekonomike. Në periudhën në vijim nevojitet veprim i koordinuar dhe në kohë nga të gjitha palët e interesuara për të menaxhuar në mënyrë efektive projektin dhe për të reduktuar rrezikun e ardhshëm të dëmeve të mundshme dhe implikimeve financiare nëse nuk respektohen detyrimet e dakorduara, tregon auditimi.

Локаланта самоуправа на општина Крива Паланка од понеделник ќе спороведе јавна анкета за презентација на деталниот урбанистички план за дел од трасата на железничката пруга кон Република Буга

Ky seksion parashihet të jetë i gjatë 23.4 kilometra dhe do të ndërtohen 22 tunele, përfshirë një në pikën kufitare, 52 ura/viadukte, si dhe stacione hekurudhore afër Kriva Pallankës dhe fshatit Zhidilovë.

Sipas njoftimeve nga NP Infrastruktura e HRMV-së, procedura e tenderit për përzgjedhjen e kontraktorit që ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar duhet të përfundojë në tremujorin e tretë të këtij viti, ndërsa aktivitetet në terren duhet të fillojnë vitin e ardhshëm. Afati i ndërtimit, sipas tenderit, është pesë vjet.

Fondet në vlerë prej 560 milionë eurosh si vlerë e parashikuar për këtë seksion janë siguruar nga granti prej 61 milionë euro nga komponenti IPA, 149 milionë euro nga VBIF dhe dy kredi nga BERZH-i dhe EIB nga 175 milionë euro secila.

Tri seksionet e parashikuara në anën lindore të Korridorit 8 kanë një gjatësi totale prej 89 kilometrash (nga Kumanova në Beljakovcë 31 kilometra, nga Beljakovca në Kriva Pallankë 34 kilometra dhe nga Kriva Pallanka në kufirin me Bullgarinë 24 kilometra).

Nga auditimi ndër të tjera u konstatua se për periudhën pas vitit 2021 nuk është miratuar një Program Kombëtare pesëvjeçare për infrastrukturën hekurudhore që më herët e ka mbajtur Kuvendi, ndërsa me ndryshimet në rregullore tani e mbart Qeveria.

Foto: Arkivi i MIA-s


 



 

QËNDRONI TË LIDHUR