• e shtunë, 19 tetor 2024

Selia e partisë në pushtet në Japoni u sulmua me bomba

Selia e partisë në pushtet në Japoni u sulmua me bomba

Tokio, 19 tetor 2024 (MIA) - Një person sot hodhi disa bomba në selinë e Partisë Liberal Demokratike të Japonisë në Tokio, njoftoi transmetuesi publik NHK dhe media të tjera japoneze.

Nuk është kumtuar nëse ka të lënduar, i dyshuari është arrestuar, ndërsa ende nuk dihet motivi për sulmin. 

Polici në Tokio nuk i komentoi gjetjet, duke shtuar se hetimi është duke vazhduar.

Partia Liberal Demokratike në pushtet është gjithnjë e më e papëlqyeshme për publikun për shkak të një sërë skandalesh, duke përfshirë evazionin fiskal dhe përvetësimin e shumave të konsiderueshme parash. Edhe partia nuk pranoi të komentonte për sulmin, duke thirrur në polici të interesuarit.

Votimi në dhomën e poshtme të parlamentit japonez është cakuar për 27 tetor. Disa politikanë të përfshirë në skandale kanë humbur mbështetjen zyrtare nga partia në pushtet, por po konkurrojnë si të pavarur.

Partia zgjodhi së fundmi një lider të ri, kryeministrin Shigeru Ishiba, duke shpresuar për një imazh të ri. Megjithatë, anketar tregojnë se popullariteti i tij po bie, megjithëse nuk është e qartë nëse ai është në rrugën e humbjes së zgjedhjeve, duke pasur parasysh opozitën e përçarë.

Partia liberal demokratike qeverisë me Japoninë, pa ndërprerje, disa dekada. ls/ 

Foto; Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR