• e martë, 19 nëntor 2024

Izraeli kreu sulme të reja në Liban dhe Rripin e Gazës

Izraeli kreu sulme të reja në Liban dhe Rripin e Gazës

Tel Aviv, 19 tetor 2024 (MIA) - Ushtria izraelite sot kumtoi se po i vazhdon sulmet kundër milicisë shiite Hezbollah në Liban dhe grupit ekstremist palestinez Hamas në Rripin e Gazës.

Në pjesën jugore të Libanit, Naser Abed al-Aziz, zëvendëskomandanti i Hezbollahut në rrethin Bint Xhbeil pranë kufirit të përbashkët, u vra në operacionet e fundit, thuhet në kumtesën e ushtrisë.

Trupat tokësore të mbështetura nga forcat ajrore vranë gjithashtu shumë luftëtarë dhe zbuluan depo armësh të milicisë së mbështetur nga Irani, shtohet në kumtesën. 

Në Gazë, ku forcat izraelite të mërkurën e vranë liderin e Hamasit Jehja al-Sinvar,  trupat tokësore vranë disa "terroristë" në qytetin jugor Rafah dhe në Xhabalia në veri të zonës së mbyllur bregdetare, kumtoi ushtria.

Ushtria izraelite raportoi se të paktën 115 granata u lëshuan nga Libani jugor sot. Objektivat e sulmit ishin kryesisht në veri të Izraelit, ku  gjatë gjithë mëngjesit janë dëgjuar sirena për sulm ajror. 

Një person ka vdekur pasi u godit nga mbetjet e një rakete të lëshuar nga Libani që ra në afërsi të qytetit Akra. 50-vjeçari, i cili u plagos rëndë në makinën e tij nga shpërthimi, vdiq më vonë, kumtuan shërbimet e urgjencës izraelite. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR