• e shtunë, 19 tetor 2024

Putin: Arabia Saudite do të ishte nikoqire e mirë për bisedimet paqësore

Putin: Arabia Saudite do të ishte nikoqire e mirë për bisedimet paqësore

Moskë, 19 tetor 2024 (MIA) - Arabia Saudite do të ishte nikoqire e mirë për një samit të mundshëm për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, deklaroi dje presidenti rus Vladimir Putin.

Në një konferencë shtypi mbi tema të ndryshme, një gazetar saudit e pyeti Putinin për mendimet e tij mbi përpjekjet ndërmjetësuese të mbretërisë arabe dhe nëse Rusia do të merrte pjesë në një samit paqësor nëse Riadi do të ishte nikoqir i ngjarje të tillë "deri në fund të këtij viti".

Putin konfirmoi se Rusia e sheh Arabinë Saudite si një "vend mik". Ai vlerësoi udhëheqjen saudite për përpjekjet e tyre "të sinqerta" për të sjellë paqen.

"Do të thotë, nëse një ngjarje e tillë organizohet në Arabinë Saudite, padyshim që vetë hapësira do të ishte mjaft e përshtatshme për ne, tha presidenti. Ai theksoi megjithatë se çdo zgjidhje përfundimtare duhet të bazohet në një draft të përgatitur gjatë bisedimeve të ndërprera në Stamboll, Turqi, në pranverën e vitit 2022.

Sipas Putinit, delegacioni ukrainas fillimisht miratoi një draft-marrëveshje që do ta transformonte Ukrainën në një vend neutral dhe do të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj, por më pas u largua papritur nga tryeza e bisedimeve. Zyrtarët në Kiev më vonë thanë se nuk u besonin rusëve dhe se liderët perëndimorë i kishin këshilluar ata të mos pranonin kushtet e Moskës. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR