• e premte, 05 korrik 2024

Sekretari amerikan i Mbrojtjës pa paralajmërim arriti tek bartësi i aeroplanëve "Xherald Ford" në afërsi të Izraelit

Sekretari amerikan i Mbrojtjës pa paralajmërim arriti tek bartësi i aeroplanëve

Uashington, 20 dhjetor 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin sot ka arritur për vizitë të paparalajmëruar tek bartësi i aeroplanëve Xherald Ford, i stacionuar në afërsi të Izraelit, për t'u takuar me marinsat, të cilëve u urdhëroi të qëndronin në zonë, për të parandaluar përshkallëzimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit "në një konflikt më të madh rajonal".

Ostin e viziton rajonin për t'i bërë presion Izraelit që të kufizojë bombardimet në Gazë dhe t'u përgjigjet më shpejtë nevojave të mëdha humanitare të popullatës civile palestineze. Në të njejtën kohë, SHBA-ja ka frikë se Izraeli do të fillojë një operacion të ngjashëm ushtarak përgjatë kufirit verior me Libanin, për të larguar luftarët e Hesbullahut, gjë që mund të çojë në hapjen e një fronti të dytë dhe përshkallëzim të luftës.

Bartësi amerikan i aeroplanëve ndodhet në rajonin e Mesdheut Lindor, pasi Ostin urdhëroi të sistemohej atje pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.  Bartësi i aeroplanëve, së bashku me ekuipazhi prej 4.000 marinsave, duhej të kthehej në shtëpi në fund të nëntorit.

"Ndonjëherë arritjet tona më të mëdha janë gjërat e këqija që kemi parandaluar. Në kohë të tensioneve të mëdha në rajon, të gjithë ju ishit baza për parandalimin e një konflikti më të gjërë rajonal", tha Ostin. 

Xherald Ford është një nga dy grupet sulmuese të bartësve të aeroplanëve në atë zonë. Bartësi tjetër i aeroplanëve, Duajt Ajzenhauer, kohën e fundit ka patrulluar në afërsi të Gjirit të Adenit, pranë ngushticës Bab el Manndeb në pjesën jugore të Detit të Kuq, ku ka pasur sulme të shumta ndaj anijeve tregtare javët e fundit. si/bsh/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR