Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)
- Shkup, 23 maj 2024
- Post By Fitore Curri
- 17:25, 23 maj, 2024
Shkup, 23 maj 2024
Seanca konstituive e Këshillit për monitorimin e zbatimit të Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024 – 2028)
Këshilli është formuar për të siguruar vazhdimësinë e praktikës së deritanishme për monitorimin e reformave në gjyqësor.
Në seancë të pranishmëve iu drejtua kryesuesi i Këshillit, Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga.
“Duke qenë se, si shtet duhet të japim rezultate sa i përket proceseve reformuese në vend, pasi shpresojmë që shumë shpejt do t`i fillojmë negociatat për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, miratimi i kësaj Strategjie ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, e cila në të ardhmen do të vlerësohet edhe nga aspekti i miratimit të Agjendës reformuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga Këshilli i Bashkimit Evropian”, tha Ministri Lloga në fjalën e tij.
Vizioni i Strategjisë Zhvillimore Sektoriale për Gjyqësorin (2024-2028) është një gjyqësor i pavarur, i përgjegjshëm, transparent dhe i aksesueshëm, rezistent ndaj ndikimeve të brendshme dhe të jashtme, i cili i mbron të drejtat e njeriut dhe siguron sundimin e të drejtës në mënyrë efikase.
Këshilli do të kujdeset për zbatimin me kohë të masave dhe aktiviteteve sipas Planit të Veprimit, monitorimin e prioriteteve, kornizën kohore dhe afatet e zbatimit dhe vlerësimin e rezultateve të arritura në zbatimin e Planit të Veprimit.
Ky organ mbështetet nga ekspertë të Projektit të BE-së për sundimin e së drejtës, ndërsa në seancën e sotme eksperti Sllaven Lekiq informoi për aktivitetet që janë ndërmarrë nga ana e tyre për zbatimin e suksesshëm të Strategjisë.
Ndonëse ishin ftuar edhe përfaqësues nga VMRO DPMNE për të dhënë propozimet dhe sugjerimet e tyre, ata nuk morën pjesë në seancë.
Këshilli konkludoi se në kontinuitet duhet të vazhdohet me aktivitetet dhe monitorimin e reformave në gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë
—————————————————————————————————————————
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.
Fotografia: Ministria e Drejtësisë