• e premte, 05 korrik 2024

Seancë urgjente e Këshillit gjyqësor për dorëheqjen e kryetarit Georgiev dhe vendimin e Gjykatës administrative

Seancë urgjente e Këshillit gjyqësor për dorëheqjen e kryetarit Georgiev dhe vendimin e Gjykatës administrative

Shkup, 3 janar 2024 (MIA) - Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot nga ora 15 mban seancë urgjente, ku në rend të ditës janë konstatimi i ndërprerjes së mandatit të kryetarit Sashko Georgiev, me kërkesë të tij, dhe veprimin sipas vendimit të Gjykatës administrative për shkarkimin e ish kryetares, Vesna Dameva.

Seanca vijon pas mbledhjes së sotme punuese të Këshillit, ku u shqyrtua aktgjykimi i Gjykatës administrative, me të cilën shfuqizohet vendimi për shkarkimin e Damevas.

Gjykata administrative sot e publikoi aktgjykimin, ku mes tjerash thuhet se Këshilli gjyqësor nuk ka dhënë kurrfarë shkaqe të arsyeshme, për të cilat e ka shkarkuar nga funksioni ish kryetaren Vesna Dameva, nuk i ka cekur dëshmitë në bazë të të cilave është konfirmuar gjendja faktike, posaçërisht as faktet e konfirmuara, të cilat në pajtim me gjendjen e konfirmuar faktike, rezultojnë me marrjen e Vendimit për shkarkimin e saj.

Vesna Dameva u shkarkua nga funksioni kryetare e Këshillit gjyqësor në prill të vitit të kaluar, kur zëvendësi i saj, Selim Ademi, kërkoi të votohet për shkarkimin e saj. Pas shkarkimit, ajo ngriti padi deri te Gjykata administrative.

Ky shkarkim e ka shkelur kredibilitetin e Këshillit gjyqësor, me ç'rast ka pasur më shumë reagime në opinion, ndërsa edhe u dërgua Mision vlerësues nga Bashkimi Evropian, i cili ka përgatitur 40 rekomandime për përmirësimin e funksionimit të Gjykatës. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR